Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 11 Maj 2023, 16:31

Qeveria, masa konkrete për të ndihmuar eksportuesit - Ibrahimaj: Nuk do të paguajnë këstet e tatim-fitimit

Nga SCAN TV
Qeveria, masa konkrete për të ndihmuar eksportuesit - Ibrahimaj: Nuk

Qeveria ka vendosur të lehtësojë eksportuesit për shkak të humbjeve që po pësojnë nga  zhvlerësimi i euros duke marrë dy masa konkrete.

Ministrja Delina Ibrahimaj, pas takimit të tretë me përfaqësuesit e këtyre industrive, theksoi se për një periudhë afatshkurtër eksportuesit nuk do të paguajnë këstet e tatim fitimit dhe se TVSH-ja do tu rimbursohet në harkun kohor të 3 ditëve.

Më tej Ibrahimaj theksoi se në varësi të situatës, do të merren edhe masa afatgjatë.

Reagimi i Financave, vjen pas  kërkesave të shumta të eksportuesve për të marrë masa konkrete në mënyrë që të lehtësojnë këto sipërmarrje nga dëmet që u ka sjellë kursi i këmbimit.

Elisabeta Dosku/SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat