Desktop - General - 1
Bota Postuar më 16 Tetor 2023, 12:10

Qepa dhe qumështi krijojnë dhe rrëzojnë qeveri - Fuqia e ushqimit në votime dhe ndikimi global

Nga SCAN TV
Qepa dhe qumështi krijojnë dhe rrëzojnë qeveri - Fuqia e

Ushqimet duke filluar nga buka e deri te qepa kanë fuqinë të... rrëzojnë qeveritë. Me fjalë të tjera, se si liderët mbrojnë sigurinë ushqimore të qytetarëve të tyre, po bëhet një "element" kyç i fushatës që ndikon tek votuesit e mundshëm, veçanërisht në kohë lufte dhe trazirash. Të paktën një e katërta e popullsisë së botës do të shkojë në votime në tetë muajt e ardhshëm, duke filluar nga Zelanda e Re dhe Polonia, e ndjekur nga Argjentina, Holanda dhe Egjipti, dhe më pas Indonezia dhe India në vitin 2024. Midis tyre janë disa nga furnizuesit kryesorë të produkteve ushqimore, nga orizi dhe vaji i palmës deri te qumështi dhe mielli i sojës. Të tjerat janë vende strategjike për rrjedhjen e lëndëve kryesore si gruri.

Politikanët që duan të qëndrojnë në pushtet po fokusohen në dy kategori kryesore: konsumatorët dhe prodhuesit, duke kufizuar eksportet e ushqimit, duke miratuar masa për të mbrojtur komunitetet rurale ose duke ngadalësuar ritmin e politikave klimatike që prekin fermerët. Ushqimi i bashkohet një liste të gjatë çështjesh zgjedhore, por ka një ndikim global. Politika kërcënon të ndikojë në tregtinë globale, çmimet dhe ekonomitë e vendeve të varura nga importi, ndërsa moti i çrregullt shkatërron tokat bujqësore nga SHBA-ja në Kinë. Kompleksit shpërthyes i shtohet lufta në Ukrainë dhe tani në Lindjen e Mesme. Para pushtimit rus, Ukraina eksportonte më shumë drithëra se e gjithë BE-ja.

Konflikti Izrael-Hamas shkaktoi rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar, gjë që mund të ketë një ndikim negativ në ushqime.

Në këtë mjedis të trazuar, politikanët kanë arsye të jenë nervozë. Rritjet e çmimeve të ushqimeve mund të shkaktojnë trazira të reja në mbarë botën, siç bënë në vitin 2011 kur kontribuan në kryengritjet e "Pranverës Arabe" në Lindjen e Mesme, një rajon që po testohet sërish. Ndërkohë, bankierët qendrorë dhe qeveritë kudo janë duke luftuar për të kontrolluar kostot e ushqimit që po tejkalojnë inflacionin bazë.

Zelanda e Re, eksportuesi më i madh në botë i qumështit, është zotuar të frenojë ndikimin shkatërrues mjedisor të bujqësisë, por fermerët janë të pakënaqur që taksimi i gazrave serë të shkaktuara lopët kërcënon biznesin e tyre. Përpara zgjedhjeve, qeveria ka shtyrë zbatimin e të ashtuquajturit çmimi i emetimeve deri në fund të vitit 2025. Partia kryesore opozitare dëshiron ta shtyjë atë në 2030

Në Holandë, eksportuesi i dytë më i madh bujqësor në botë, fermerët janë bërë gjithashtu një forcë politike përpara zgjedhjeve të nëntorit. Ushqimi është një çështje e ndjeshme në Indi, një vend ku partitë në pushtet humbën zgjedhjet sepse nuk mund të kontrollonin çmimin e qepëve. Çmimet e qëndrueshme janë vendimtare për kryeministrin Narendra Modi pasi ai kërkon një mandat të tretë vitin e ardhshëm.

Ministria e Bujqësisë e Marokut ka vendosur të ndalojë eksportet e vajit të ullirit, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve në tregun vendas. Kështu, Maroku bëhet vendi i tretë i madh prodhues i vajit të ullirit që zbaton një ndalim eksporti, pas Turqisë dhe Sirisë. Një litër vaj ulliri në Marok shitet 11 deri në 14 euro, një çmim rreth 64% më i lartë se çmimi mesatar në gusht 2022, ndërsa në të njëjtën kohë paga mesatare neto mujore në Marok është rreth 360 euro. Vendimi i Marokut për të ndaluar eksportet mund të kontribuojë në rritje të mëtejshme të çmimeve në Europë.

Dorina Kurtaj /SCAN

Bota 16 Tetor

Kush janë Formula 1 e lundrimit?!

Dy ekipe, një zviceran dhe një francez, po konkurrojnë për rekordin botëror të shpejtësisë për varkat me vela duke përdorur materiale dhe teknologji.......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat