Shqipëria Postuar më 10 Prill 2026, 10:00

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë në vlera relativisht konstantë teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.6 lekë në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë në raport me një ditë më parë duke e mbyllur këtë javë negativisht.

Paundi britanik nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme të vlerës nga dita e enjte duke u blerë sot me 109.2 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor teksa e mbyll këtë javë në qëndrueshmëri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat