Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet - AKEP: Rrjetet sociale dhe komunikimi online po ndryshojnë sjelljen e përdoruesve

Përdorimi i internetit në telefonat celularë vijon të rritet me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa qytetarët po largohen gjithnjë e më shumë nga komunikimi tradicional përmes telefonatave dhe SMS-ve. Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, një përdorues aktiv i shërbimeve celulare konsumoi mesatarisht gjatë një muaji në tremujorin e katërt të vitit 2025 rreth 10.98 GB internet, 136 minuta telefonata dalëse dhe 12 SMS.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, konsumi i internetit u rrit me 22.8%, ndërsa përdorimi i telefonatave dhe mesazheve shënoi rënie respektivisht me 6% dhe 9.6%. Të dhënat tregojnë se telefoni celular po përdoret gjithnjë e më shumë për rrjete sociale, komunikim në aplikacione, video dhe transmetim të dhënash, duke zëvendësuar gradualisht format tradicionale të komunikimit.
Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025, trafiku total i internetit në rrjetet celulare arriti në rreth 68 milionë GB, ndërsa volumi i thirrjeve telefonike zbriti në rreth 1 miliard minuta. Edhe numri i SMS-ve të dërguara ra në 87.6 milionë.
Megjithëse tregu ka shënuar rënie të numrit total të kartave SIM, Shqipëria vijon të mbetet mbi mesataren europiane dhe atë botërore për numrin e kartave SIM për banor. Në fund të vitit 2025 rezultonin rreth 3.1 milionë karta SIM aktive, ose rreth 1.3 karta për banor.
Raporti evidenton gjithashtu një ndryshim në mënyrën sesi qytetarët zgjedhin paketat e tyre të komunikimit. Përdoruesit me kontrata paspagimi dhe plane hibride kanë ardhur në rritje, duke arritur në 46.6% të totalit të abonentëve aktivë, që lidhet kryesisht me kërkesën më të lartë për internet dhe paketa me më shumë shërbime.
Rritja e përdorimit të internetit nëpërmjet telefonave celularë evidenton faktin se tashmë telefonat celularë e kanë ridimensionuar rolin e tyre duke kaluar nga përdorimi tradicional për kryerjen e thirrjeve zanore, drejt ofrimit të aksesit të gjerë në botën virtuale (shfletim informacionesh, transmetim të dhënash, kryerje e thirrjeve audio/video, sms, etj.), gjë e cila impakton drejtpërdrejt volumin e të dhënave të transmetuara në shërbimet celulare.
Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda
Blerja e një shtëpie në Shqipëri po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një investim për banim, por edhe si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të......
Shfrytëzimi i mineraleve, 525 leje aktive - Kromi e guri gëlqeror dominojnë prodhimin, AKBN publikon të dhënat e fundit
Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se gjatë viteve 2021–2025 prodhimi i mineraleve metalike dhe materialeve ndërtimore ka shfaqur......
“Zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike” - Ministri Hoxha në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani......
Shpenzohet më shumë për strehim dhe shërbime - Cilat kryeqytete të BE-së kanë qira më të larta se pagat minimale?
Faturat e strehimit dhe të shërbimeve janë kategoria më e madhe e shpenzimeve për familjet evropiane. Sipas shifrave më të fundit të Eurostat, 23.6% e......
Obligacionet dominojnë borxhin e brendshëm - 78% e stokut mbahet në instrumente afatgjata. Bankat mbeten investitorët kryesorë
Bonot e thesarit 12-mujore dhe obligacionet 5-vjeçare vijojnë të jenë titujt qeveritarë më të preferuar për investim. Borxhi i brendshëm përbëhet nga......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.85% në mars/ Bankat ruajnë stabilitetin, huatë e këqija mbeten poshtë nivelit 4%
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të......
Familjet amerikane, borxh rekord prej 18.8 trilionë USD - Normat e vonesave në pagesa po rriten në kartat e kreditit, kreditë studentore
Borxhi i familjeve në SHBA arriti në një rekord prej 18.8 trilionë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2025, 4.6 trilionë dollarë më shumë krahasuar me......
Java nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 80.5 lekë dhe është......



