Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 3 Janar 2025, 13:59

Nga K’cimi i Tropojës në UNESCO te eventet, ngjarjet kulturore në 2024-ën-Rama: 1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë

Nga Fabjona Pasho

Nga K’cimi i Tropojës në UNESCO te eventet, ngjarjet kulturore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj së premteje një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit 2024. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, njofton nëpërmjet një materiali se gjatë vitit 2024 janë zhvilluar 2300 evente kulturore të mbshtetura, 25% më shumë se në vitin 2023. Gjithashtu thuhet se ka pasur një rekord vizitorësh në sitet e trashgimisë kulturore: Mbi 1.3 milion vizitorë, 30% më shumë se në vitin 2023. Javët Kulturore Ndrëkombtare, 21 shtete pjesmarrëse, 250 aktivitete, 360 artistë. “Love as a Glass of Water” n Bienalen Ndrkombtare të Artit në Venecia. Pavijoni shqiptar përfaqsuar nga artistja Iva Lulashi. Ndërkaq, është rihapur edhe Teatri i Kukullave, tashmë i restauruar. Është përuruar Muzeu Etnografik i Krujës dhe i Kavajës.

Ndërsa një nga ngjarjet që shënjoi kulturën shqiptare në 2024 është edhe K’cimi i Tropojës, i cili u mor në mbrojtje nga UNESCO, si një pasuri e padiskutueshme kombëtare.

Qeveria njofton se vazhdojnë punimet për Infrastrukturën Kulturore të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, Teatrit Kombëtar dhe Qendrës Kombëtare të Kulturs për Fëmijë.

 

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat