Mbi 1 miliard lekë për arsimin e lartë - Investime për kërkimin, digjitalizimin dhe lidhjen me tregun e punës

Arsimi I lartë në vend pritet të hyjë në një fazë reformimi, ku masat shoqërohen me një plan të detajuar financiar.
Sipas planit të veprimit për politikat e arsimit të lartë 2030, që sapo ka hyrë në fuqi, investimet totale arrijnë në rreth 1.09 miliard lekë, të shpërndara në disa drejtime kyçe.
Një nga shtyllat kryesore të reformës është afrimi I universiteteve me tregun e punës. Dokumenti parashikon forcimin e zyrave të karrierës në çdo institucion, si dhe rritjen e bashkëpunimit me sektorin privat përmes praktikave dhe internshipeve. Në këtë mënyrë synohet që studentët të dalin më të përgatitur për kërkesat reale të tregut.
Një tjetër fokus I rëndësishëm është digjitalizimi dhe kërkimi shkencor. Një prej investimeve më të mëdha është krijimi I infrastrukturës kombëtare ACRIS, me një vlerë rreth 200 milionë lekë, që synon të ndërtojë një system të unifikuar për kërkimin shkencor në vend.
Plani parashikon gjithashtu financimin e 60 doktoraturave dhe rritjen e mbështetjes për studentët përmes skemave të bursave, ku vetëm ky zë kap vlerën e rreth 702 milionë lekëve.
Gjithashtu, një tjetër element I rëndësishëm është edhe ndërkombëtarizimi I universiteteve, përmes marrëveshjeve me institucione të huaja, programeve të përbashkëta dhe përfshirjes në rankime ndërkombëtare. Kjo shihet si një hap për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë e arsimit të lartë në vend.
Një pjesëe masave mbetet në fazë vlerësimi dhe zbatimi I plotë I tyre pritet të shtrihet deri në vitin 2027-2028, çka do të thotë se efektet konkrete për studentët dhe tregun e punës nuk do të jetë I menjëhershëm,por është një strategji afatgjatë, në kuadër të arritjes së standardeve europiane.
Reforma synon të kthejë universitetet në motor zhvillimi ekonomik dhe social, për të ofruar një të ardhme më të sigurt për të rinjtë e arsimuar.
Ekonomia greke, në "lupën" e Fitch - Cilat janë pikat "kyçe" që do të shqyrtojë agjencia e vlerësimit të kreditit?
Qeveria greke po pret vendimin e Fitch mbi ekonominë e vendit, mes pasigurive të vazhdueshme për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe pasi ka rishikuar......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë sërish pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë......
“Nafta mund të rritet në 125 dollarë për fuçi” - Kreu i FMN paralajmëron rreziqet për ekonominë globale
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se ekonomia globale rrezikon të përballet me një "rezultat shumë më të keq" nëse lufta në Lindjen e......
“Sistemi financiar i Kosovës, i qëndrueshëm” - FMN vlerëson progresin në forcimin e kornizës së stabilitetit financiar
Një raport i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar progresin e rëndësishëm të arritur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në forcimin e......
Ulen çmimet globale të naftës - SHBA po lehtësojnë mbylljen iraniane të Ngushticës së Hormuzit
Çmimet e naftës ranë me 1% të martën, për shkak të shenjave se Marina Amerikane po e liron kontrollin e Iranit në Ngushticën e Hormuzit, duke hapur......
Financat publikojnë kalendarin e ankandeve të letrave me vlerë, nisja me obligacionet 20-vjeçare
Ministria e Financave publikoi kalendarin e ankandeve të titujve qeveritarë për muajin maj, duke ftuar qytetarët dhe investitorët të bëhen pjesë e tyre.......
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi Aktin Normativ për akcizën e karburantit, efekti në prill 370 mijë euro
Buxheti i shtetit ka përfituar deri më tani 553 milionë lekë nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve, ndërsa efekti negativ prej uljes së akcizës së naftës me......
Pagesat cashless me POS, Tatimet u kujtojnë afatin e mbetur subjekteve që e kanë detyrim
Kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati përfundimtar, për zbatimin e detyrimit ligjor për kryerjen e pagesave pa para në dorë (cashless) përmes pajisjeve POS/POI......



