Shqipëria Postuar më 29 Prill 2026, 14:17

BB ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë - "3.4% në 2026, shkak lufta. Reforma në kapitalin njerezor"

Nga Elisabeta Dosku

BB ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë -

Banka Botërore ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë për vitin 2026, për shkak të pasojave që po sjell konflikti në lindjen e mesme në ccmimet e karburanteve dhe në tkurrjen e konsumit.

Angella Faith Montfaucon, Ekonomiste e Lartë e BB për Shqipërinë:

”Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ne kemi rishikuar rritjen ekonomike për Shqipërinë. Ne presim rritje ekonomike 3.4%, dhe është 0.5% me pak se parashikimet që kishim bërë në vjeshtë, e lidhur me ccmimet e energjisë dhe ka për të pasur efekt edhe tek konsumi. Por rritja mund të jetë edhe më e ulët,  nëse konflikti zgjatet dhe pasiguria po ashtu”.

Sipas Bankës Botërore, në këtë pikë ku ndodhet aktualisht Shqipëria, me një rritje ekonomike që pritet të ngadalësohet, kërkohen reforma të rëndësishme të orientuara drejt kapitalit njerezor.

Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë:

"Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse. Ruajtja e trendit të rritjes ekonomike, në kushtet kur fuqia punëtore po tkurret, kërkon mobilizimin e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar, përmes reformimit të skemave të përfitimeve, lehtësimit të kufizimeve për kujdesin ndaj fëmijëve, forcimit të formimit profesional, dhe zgjerimit të punësimit për të rinjtë dhe gratë."

Gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor u vu theksi tek plakja e shpejtë e popullësisë , me ritme më të shpjeta se kudo tjetër në Europë. Sipas raportit, brenda dekadës së ardhshme, 1 në 5 persona në rajon, do të jenë mbi moshën 65 vjec. Raporti vuri theksin tek kapitali i pa shfrytëzuar mjaftueshëm, si gratë, të rinjte dhe individë të tjerë të cilët përballen me pengesa për hyrjen në tregun e punes.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat