Trump në Kinë, delegacion i vogël me CEO - Samiti i Pekinit planifikohet të mbahet me 14-15 maj

Shtëpia e Bardhë ka ftuar një delegacion të reduktuar të drejtuesve ekzekutivë për të shoqëruar Presidentin Donald Trump në Pekin javën e ardhshme, thanë burime të informuara mbi përgatitjet. Kjo reflekton përçarjet në administratë mbi politikën ekonomike ndaj Kinës dhe pritshmëritë e kufizuara për samitin.
Ndryshe nga vizita e Trump në Kinë në vitin 2017, kur ai shoqërohej nga 29 drejtues të profilit të lartë, Shtëpia e Bardhë dhe Thesari shqyrtuan mundësinë e ftesës së përfaqësuesve të pak kompanive amerikane.
Sipas burimeve ekzekutivët në listën e të ftuarve për udhëtimin e 14-15 majit përfshijnë CEO-t e Nvidia, Apple, Qualcomm, Citigroup dhe Boeing. Drejtorët ekzekutivë do të marrin pjesë në darkën shtetërore me Trump, të organizuar nga Presidenti Kinez Xi Jinping.
Ftesat janë dërguar në minutën e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve brenda administratës mbi madhësinë e delegacionit.
Ky është një delegacion shumë më të vogël se ata që kanë patur udhëheqës të tjerë perëndimorë në vizitat në Pekin. Kryeministri britanik Starmer u shoqërua nga një delegacion prej 60 drejtuesish biznesi në vizitën e tij në janar, ndërsa kancelari gjerman Merz mori me vete 29 gjigandë të industrisë në Kinë në vizitën që pati një muaj më vonë.
Jensen Huang, CEO i Nvidia, përpjekjet e të cilit për të shitur çipa të inteligjencës artificiale në Kinë kanë dështuar, tha të martën se do t'i bashkohej vizitës së Trump në Kinë, "nëse ftohet". Kompani të tjera që ishin në shqyrtim përfshijnë prodhuesit kryesorë të mishit të viçit dhe sojës në SHBA, thanë burimet.
Vizita e fundit e Trump në Pekin në vitin 2017 ishte e mbushur me bujari dhe marrëveshje biznesi. Xi i bëri atij një tur të rrallë privat në Qytetin e Ndaluar dhe premtoi marrëveshje me vlerë mbi 250 miliardë dollarë, duke përfshirë një shitje prej 37 miliardë dollarësh të 300 avionëve Boeing dhe projekteve energjetike me një total prej 69 miliardë dollarësh.
Shumë nga këto marrëveshje ishin memorandume mirëkuptimi jo-detyruese ose korniza blerjeje shumëvjeçare në vend të kontratave të menjëhershme.
Ligji i ndihmës shtetërore në konsultim publik, mbikqyrje nga një autoritet i pavarur
Qeveria synon të kalojë kontrollin e ndihmës shtetërore në një autoritet të pavarur, që do të ngrihet pas ndryshimeve në ligjin “Për ndihmën shtetërore”, të......
“ECOFIN, dialogu vjetor me BE, zv.guvernatorja Ahmetaj: Ekonomia shqiptare po i përballon goditjet e jashtme
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “Dialogu vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së......
Hendeku financiar për klimën, 93% - Plani i përshtatjes 9.8 mld USD, Jaupaj: Gjetja e financimit është sfidë
Vendi ynë përballet me një hendek të madh financiar për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj......
5.8 mld lekë për bypass-in e Elbasanit - ARRSH hap tenderët për 2 fazat e para, synohet ulja e trafikut në Bradashesh
Me nje fond limit prej gati 5.8 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan, me......
“Nëse çmimet rriten, masa për pensionistët”/ Akti për akcizën e naftës, Malaj: E kemi aplikuar dy herë
Nga 16 mbledhje të Bordit të Transparencës, për vendosjen e çmimit tavan të shitjes së karburanteve, në dy raste është aplikuar niveli i reduktuar i akcizës......
“Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e naftës” - Karakaçi: Synojmë që rezervat të manaxhohen nga shteti
Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e furnizimit me hidrokarbure. Këtë e garantoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi gjatë një......
Sa fitohet nga Airbnb në Durrës? Vollga, Currila dhe Gjiri i Lalëzit kryesojnë tregun e qirave ditore
Tregu i apartamenteve me qira ditore në Durrës po shfaqet gjithnjë e më fitimprurës gjatë sezonit veror, me listimet premium në Airbnb që arrijnë të......
Jet Bank në qendër të debatit në Kuvend - Ismaili: Licencimi nuk është kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë
Siguria e bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri, Jet Bank, ka qenë fokusi i interpelancës së parë të seancës plenare të Kuvendit, e kërkuar nga deputeti......



