Kostot e fluturimeve shtohen me 100 dollarë - Shkak, rritja e karburantit si rrjedhojë e luftës në Iran

Ndërprerja e furnizimeve globale me naftë nga lufta në Iran i ka shtuar çmimit të fluturimeve të gjata nga Evropa me më shumë se 100 dollarë, një kosto që mund të sjellë çmime më të larta të biletave, sipas një studimi.
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit për avionët ka rritur koston mesatare të karburantit me 88 euro (104 dollarë) për secilin pasagjer në fluturimet e gjata që nisen nga Evropa dhe 29 euro në fluturimet brenda Evropës. Analiza krahasoi çmimet që nga 16 prilli, me ato pak para fillimit të luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin më 28 shkurt.
Karburanti për një fluturim nga Barcelona në Berlin do të ishte 26 euro më i shtrenjtë për pasagjer, ndërsa një udhëtim i gjatë nga Parisi në Nju Jork do të kushtonte 129 euro më shumë në karburant.
Linjat ajrore evropiane po përgatiten për një pranverë dhe verë sfiduese, me çmimet e karburantit për avionë që janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi që nga fillimi i luftës me Iranin dhe shqetësimin në rritje se mungesat mund të çojnë në anulime fluturimesh. Bashkimi Evropian pritet të përgjigjet me udhëzime mbi menaxhimin e furnizimit të kufizuar me karburant për avionët.
Studimi llogariti konsumin mesatar të karburantit në të gjitha itineraret e fluturimeve që nisen nga Evropa dhe e pjesëtoi këtë me numrin e pasagjerëve që nisen, për të llogaritur se sa do t'i shtonte kostos për person rritja e çmimit të karburantit.
Drejtuesit e linjave ajrore nga transportuesit përfshirë Lufthansa, Ryanair dhe Air France-KLM tha në mars se mund t’ua kalojnë konsumatorëve kostot më të larta të karburantit nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për një kohë më të gjatë.
Llogaritjet e studimit treguan se kostot shtesë nga rritja e çmimit të karburantit ishin shumë më të mëdha se ato me të cilat përballen linjat ajrore nga përmbushja e politikave të BE-së për ndryshimet klimatike.
Kompanitë ajrore kanë bërë thirrje për heqjen e disa politikave të BE-së për klimën, duke përfshirë një mandat deri në vitin 2030 për të përdorur karburant sintetik të gjelbër për avionët, si dhe një rishikim të rregullave të ardhshme të çmimit të karbonit. Si pjesë e paketës së saj, BE-ja është e vendosur të shtyjë përpara pavarësinë energjetike përmes investimeve më të mëdha në karburantin e gjelbër për avionët.
Biokarburantet rikthehen në modë - Lufta në Iran shkakton rritje të çmimit të naftës
Çmimet në rritje të naftës pas luftës SHBA-Izrael kundër Iranit po nxisin kërkesën e re për biokarburante. Konflikti ka ndërprerë rreth 20% të furnizimeve......
OBP kursen 40 milionë euro për buxhetin e shtetit në dy vite funksionim
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur t’i kursejë Buxhetit të Shtetit 40 milionë euro gjatë dy viteve të funksionimit të tij. Në këtë mënyrë,......
Paketa e Maleve, Rama: Potenciali i Shqipërisë për të ardhura nga turizmi, ende shumë i pashfrytëzuar
Kryeministri Rama zhvilloi një takim informues me sipërmarrës të agroturizmit, në kuadër të angazhimit të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e këtij......
Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të......
88 milionë euro të ardhura nga pagat dhe qiratë - Mars 2026, tejkalohet plani me 24%. Ndikim, referencat në disa sektorë
Qytetarët shqiptarë kanë paguar rreth 8.8 miliardë lekë apo 88 milionë euro tatim mbi të ardhurat personale gjatë muajit mars 2026, të ardhura që burojnë......
Kontratat e mbështetjes për prodhuesit e energjisë - ERE: Tregu nuk është gati për t’i konvertuar në kontrata për diferencë
Vlerësimi periodik i funksionimit të Tregut të Ditës në Avancë tregon se tregu shqiptar nuk është mjaftueshëm i zhvilluar për të prodhuar një çmim reference......
Importi i perimeve, pranë rekordit në mars/ Mbi 9.2 mijë ton në një muaj, çmimi mesatar i importit rreth 56.7 lekë/kg
Importi i perimeve në vend arriti një nga nivelet më të larta historike gjatë muajit mars, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të furnizimeve nga jashtë......
Fond i dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve - Drafti: Të ardhurat do sigurohen nga tarifa rrugore dhe infrastruktura e karikimit
“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili do të financohet përmes tarifave të përdoruesve”. Ngritja e këtij mekanizmi është......



