Desktop - General - 1
Bota Postuar më 24 Janar 2023, 09:59

Euro zgjeron fitimet përballë USD - Mbështetet nga politika monetare shtrënguese e BQE

Nga SCAN TV
Euro zgjeron fitimet përballë USD - Mbështetet nga politika

Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 9 muajt e fundit përballë dollarit amerikan. Investitorët po përllogarisin rreziqet për një recesion të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe efektet që do të ketë politika monetare e Rezervës Federale.

Në anën tjetër, monedha europiane po mbështetet nga komentet e zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane, të cilët thanë se politika monetare agresive do të vijojë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.9, niveli më i ulët në 7 muajt e fundit.

Analistët e tregut të parasë parashikojnë se Rezerva Federale do të bëjë edhe dy rritje të interesave me 25 pikë bazë, deri në qershor, për të çuar normën bazë të interesit në 5%. Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane mund të bëjë edhe dy rritje të tjera të interesave me 50 pikë bazë, në secilin prej dy takimeve të ardhshme. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rritje dhe po tregtohet në rreth 23 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1630 dollarë.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat