Shqipëria Posted on 2026-03-03 18:09:00

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për kërkimin ekonomik, Guvernatori Sejko takim me akademikët e dy vendeve

From SCAN TV

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për kërkimin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar një delegacion nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërakademik.

Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke theksuar kontributin e vyer të komunitetit akademik në hartimin e platformës shkencore të Muzeut të Bankës së Shqipërisë dhe në pasurimin e ekspozitës të tij. Gjithashtu, Guvernatori nënvizoi se edukimi financiar i publikut, nxitja e kërkimit shkencor dhe promovimi i dijes përbëjnë shtylla të rëndësishme të misionit institucional, ku ndërveprimi me akademinë sjell vlera të shtuara dhe ndikim afatgjatë në shoqëri. Sejko theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në fushat ekonomike dhe financiare, në shkëmbimin e ekspertizës akademike, si dhe në hartimin e iniciativave të përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal. Guvernatori u ndal në zhvillimet ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke evidentuar se të dy vendet paraqesin struktura të ngjashme ekonomike dhe përballen me sfida të përbashkëta në procesin e integrimit evropian. Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mbeten elemente kyçe për përshpejtimin e reformave strukturore dhe për forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike. Sejko tha se kordinimi në fushat e politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave dhe kërkimit ekonomik mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e stabilitetit financiar dhe në rritjen e besimit të publikut në sistemet financiare të të dy vendeve tona.

Palët diskutuan gjithashtu mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave dhe publikimeve studimore.

Shqipëria 2026-03-03

Prrenjas-Librazhd road opens to traffic

At noon, the road connecting Prrenjas with Librazhd and further to the southeastern area of ​​the country was opened to traffic. The head of the Albanian......

Live TV

Latest news
All news

Most visited