Financim i dedikuar për projektet mjedisore - Projektligji, propozohet krijimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që parashikojnë për herë të parë krijimin e një Fondi Kombëtar të Mjedisit, si instrument financiar publik për mbështetjen e projekteve në këtë fushë.
Sipas projektligjit, fondi do të funksionojë si një mekanizëm i centralizuar financiar, që do të mbështesë politikën kombëtare të mbrojtjes së mjedisit dhe do të administrohet nga ministria përgjegjëse për mjedisin. Burimet e financimit do të përfshijnë buxhetin e shtetit, financime vendase dhe të huaja, si dhe të ardhura të tjera dytësore.
Ndryshimet ligjore parashikojnë që përmes këtij fondi të financohen projekte dhe veprimtari në fushën e mjedisit, si nga subjekte publike dhe private, ashtu edhe iniciativa të vetë ministrisë apo agjencive në varësi. Skema e financimit mund të mbulojë deri në 100% të kostos së projekteve të miratuara.
Në relacionin shoqërues, theksohet se krijimi i fondit vjen si përgjigje ndaj mungesës së një mekanizmi të qëndrueshëm financiar të dedikuar për mjedisin, duke qenë se aktualisht financimet janë të fragmentuara dhe jo të koordinuara. Sipas dokumentit, kjo situatë ka kufizuar efektivitetin dhe vazhdimësinë e politikave mjedisore në vend.
Projektligji synon gjithashtu të vendosë procedura të qarta për përzgjedhjen dhe miratimin e projekteve, përmes një strukture kolegjiale pranë ministrisë, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike.
Sipas ministrisë, ky mekanizëm pritet të rrisë kapacitetet për financimin e projekteve mjedisore, të mobilizojë burime financiare vendase dhe ndërkombëtare dhe të mbështesë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit europian, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 27.
Transformimi ekonomik, ku renditet Shqipëria? Stabiliteti financiar paraqitet pozitivisht, por e drejta e pronësisë “çalon”
Shqipëria renditet në vendin e 23-të për sa i përket transformimit ekonomik, mes 137 shtetesh të marra në shqyrtim. Gjendja e transformimit ekonomik, sipas......
Për herë të parë, Shqipëria po prodhon mjete lundruese ushtarake - Çfarë do të përfshijnë konkretisht marrëveshjet e KAYO me dy kompanitë private?
Kompania shtetërore shqiptare, KAYO, përgjegjëse për prodhimin dhe tregtimin e armëve, po bashkëpunon me dy kompani të tjera private për ndërtimin e mjeteve......
Shqipëria, pa taksa për pensionistët nga jashtë - Projektligji, të ardhurat nga pensionet përjashtohen nga tatimi
Qeveria synon kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar rezidence për pensionistët e huaj dhe diasporën shqiptare, duke nxitur atë që quhet......
30 milionë dollarë në orë - Shifra që fituan kompanitë e naftës nga lufta në Iran
100 kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në botë fituan më shumë se 30 milionë dollarë çdo orë në muajin e parë të luftës SHBA-Izrael në Iran. Saudi......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan pas rikuperimit që regjistroi ditën e djeshme e ka nisur ditën negativisht duke u blerë sot me 80.7 lekë dhe duke u shitur me 82 lekë edhe......
Lufta nuk ndikon në ekonominë e Kinës - Rritet më shumë sesa pritej në tremujorin e parë
Ekonomia e Kinës u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e parë të vitit, pavarësisht trazirave globale të shkaktuara nga lufta SHBA-Izrael me Iranin.......
Gati ulja e taksës mbi energjinë elektrike - Lufta me Iranin nxit propozimin e BE-së
Taksat e energjisë elektrike mund të ulen sipas një propozimi të ri të BE-së për të kompensuar ndikimin e luftës së Iranit në çmimet e energjisë. Një......
FMN paralajmëron vendet - “Hiqni dorë nga subvencionet e gjera të karburantit”
Lufta në Lindjen e Mesme ka intensifikuar presionet mbi një situatë fiskale globale tashmë të brishtë, me norma më të larta interesi dhe rritje të çmimeve të......



