Dhoma e Tregtisë Tiranë: Investimet e huaja të rëndësishme për rritjen e vlerës së turizmit shqiptar

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson se investimet e mëdha të huaja në turizmin cilësor përbëjnë instrumentin vendimtar për ta kthyer rritjen e shpejtë të numrit të vizitorëve në vlerë reale ekonomike për vendin. Në këtë kuadër, projekti prej rreth 4 miliardë eurosh në Sazan dhe Zvërnec shihet si një investim me peshë strategjike për sektorin.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2025 Shqipëria priti rreth 12.5 milionë vizitorë të huaj, një rritje prej rreth 7% krahasuar me vitin paraardhës dhe 82% më shumë se në vitin 2019, ndër ritmet më të larta të rritjes në rajon. Megjithatë, shpenzimi mesatar për vizitor mbetet ndjeshëm më i ulët krahasuar me destinacionet e zhvilluara të rajonit, ku të ardhurat nga turizmi rriten me ritëm pothuajse dyfish më të shpejtë se numri i vizitorëve.
Ky është, sipas vlerësimit të DHTIT, hendeku kryesor strukturor i sektorit. Sfida e turizmit shqiptar nuk qëndron më te numri i vizitorëve, por te vlera e krijuar nga secili prej tyre. Modeli aktual, i mbështetur kryesisht në turizmin sezonal dhe akomodimin me çmim të ulët, kufizon të ardhurat, qëndrueshmërinë e vendeve të punës dhe investimet afatgjata. Zhvendosja nga vëllimi te vlera kërkon akomodim premium, marka ndërkombëtare të menaxhimit dhe tërheqjen e një klientele me fuqi më të lartë blerëse.
Pikërisht në këtë drejtim qëndron rëndësia e investimeve të shkallës së Affinity Partners. Projekti parashikohet të krijojë rreth 1,000 vende pune vetëm në komponentin e Sazanit dhe mijëra të tjera në fazën e plotë të zhvillimit.
Megjithatë, efekti i tij ekonomik shkon përtej shifrave të drejtpërdrejta. Një investim i kësaj shkalle dhe i kësaj cilësie funksionon si katalizator: prania e fondeve ndërkombëtare të nivelit të lartë rivlerëson Shqipërinë si destinacion serioz investimi dhe nxit hyrjen e kapitalit dhe operatorëve të tjerë ndërkombëtarë në treg.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerëson se investimet e kësaj rëndësie zhvillojnë potencialin e tyre të plotë kur shoqërohen me standarde të qëndrueshme institucionale dhe mjedisore. Cilësia e investimit dhe cilësia e mjedisit ku ai realizohet ecin bashkë, duke përbërë themelin e një turizmi konkurrues dhe afatgjatë.
DHTIT fton institucionet shtetërore, komunitetin e biznesit dhe aktorët vendorë t'i trajtojnë investimet strategjike në turizëm si mundësi kombëtare për zhvillim afatgjatë, duke siguruar njëkohësisht që vlera e krijuar të mbetet dhe të riinvestohet në ekonominë shqiptare.
AKU: Plehu Ure në treg rezulton konform standardeve, analizat rrëzojnë pretendimet për cilësi të ulët
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë të ditur se produkti plehërues inorganik Ure që tregtohet në Shqipëri rezulton i regjistruar dhe në përputhje me......
Malaj takon shefin e Misionit të FMN-së - Në fokus qëndrueshmëria ekonomike dhe reformat strukturore
Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim Shefin e Misionit të Fondi Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Diego Cerdeiro, në kuadër të......
Konflikti mes ortakëve të Aeroportit të Vlorës - Karakaçi: Vonesat po penalizohen, mosmarrëveshjet s’mund të bllokojnë operimin
Qeveria ka nisur aplikimin e penaliteteve për vonesat e krijuara në Aeroportin e Vlorës, ndërsa garanton se vepra aeroportuale do ndërtohet dhe të jetë......
Nga depozitimi, te autokonsumatorët - Qeveria miraton projektligjin e ri për energjinë, Karakaçi: Do marrim financime nga BE
Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për rregullimin e sektorit të energjisë elektrike, një nismë që synon përshtatjen e tregut shqiptar me zhvillimet e......
Banka Shqiptare e Zhvillimit, financim deri 1 miliard euro/ Malaj: Bujqësia, SME-të dhe banesat sociale, sektorë prioritarë
Banka Shqiptare e Zhvillimit pritet të krijohet me një kapital prej rreth 100 milionë eurosh dhe të ketë kapacitet financimi deri në 1 miliard euro. Shifrat u......
“Origjina e pronës në Zvërnec, hetim nga SPAK”/ Kryeministri Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës
Gjatë një dalje për mediat, Kryeministri Edi Rama, foli për procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Ai u shpreh se në këtë......
Pensionistët dhe të verbërit, lehtësi tatimore - Grupet e interesit: Të zgjerohet gama e përfituesve
Projektligji i cili parashikon përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat personale për pensionistët me rezidencë të huaj dhe të verbërit e punësuar dhe......
Pse universitetet private tërheqin më shumë studentë? - Koçibellinj: Kushte më komode dhe vlerësim të arritjeve
Universitetet jopublike po fitojnë gjithmonë e më shumë terren, krahasuar me ato publike. Sipas statistikave, nëse krahasojmë vitin akademik 2025-2026 me......



