Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2023, 12:43

Buxheti për mbrojtjen “prek” NATO-n - Pas më shumë se 14 vite anëtarësim, për herë të parë do të financojmë 2% të PBB

Nga SCAN TV

Pas më shumë se 14 vitesh anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, vitin e ardhshëm Shqipëria për herë të parë do të financojë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për sektorin e mbrojtjes. I vendosur si kusht nga NATO për vendet anëtare, kontributi i çdo shteti mori një rëndësi të veçantë pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë. Të mbledhur në vitin 2014 në Uells, vendet anëtare të NATO-s u zotuan të shpenzonin 2% të PBB-së për mbrojtjen.

Por, agresioni i Rusisë një vit më parë ndaj Ukrainës, detyroi Aleancën e Atlantikut të Veriut që të rrisë shpenzimet dhe forcuar angazhimet duke iu referuar 2% jo si një lloj tavani, por një dysheme, një minimum. Mesatarja në Europë ka qenë rreth 1.5% gjatë viteve të fundit.

Përsa i përket Shqipërisë, arritja e këtij kufiri për vitin e ardhshëm është një risi, pas vitesh të vështira me shpenzime minimale. Referuar shifrave zyrtare të NATO-s, gjatë vitit 2023 Shqipëria pritet të shpenzojë 1,76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Shteti që shpenzon më shumë është Polonia me 3,9%, ndërsa Luksemburgu shpenzon me pak, 0,72% të PBB. Shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen vlerësohen të jenë 371 milionë dollarë gjatë vitit 2023, duke qenë në vendin e dytë ndër shtetet të Ballkanit Perëndimor anëtare të NATO-s, pas Kroacisë. Trendi ka qenë gjithnjë në rritje nga viti në vit dhe në 2023-shin shpenzimet e buxhetit të shtetit u rritën me 140 milionë dollarë krahasuar me vitin paraardhës.

Pagat për ushtrinë dhe personelin e mbrojtjes përbëjnë 39,5% të buxhetit për mbrojtje. Shqipëria shpenzon rreth 12,2% të buxhetit për operacione dhe mirëmbajtje, 29% për mjete ushtarake dhe 19.2% për infrastrukturë.

Gjithsesi, përsa I përket shpenzimeve për frymë renditemi në vendin e fundit ndër shtetet anëtare të NATO-s, me vetëm 93 dollarë për vitin 2023. SHBA janë vendi që shpenzojnë më shumë me 2.220 dollarë për frymë të parashikuar për vitin që po mbyllet.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat