Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2024, 11:23

10-vjetori i “Procesit të Berlinit” – Kancelari Scholz pret udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

Nga SCAN TV
10-vjetori i “Procesit të Berlinit” –  Kancelari Scholz

Ernilda Luzi/Scan

 

Në kuadër të 10-vjetorit të “Procesit të Berlinit”, në kryeqytetin gjerman u zhvillua një konferencë e organizuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Në këtë samit Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Edi Rama. Konferenca ishte e ndarë në dy sesione, atë të bashkëpunimit dhe tregun e përbashkët rajonal, si dhe në agjendën e gjelbër, lidhshmërinë dhe energjinë mes shteteve.

Gjatë konferencës kancelari gjerman u shpreh se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura më parë është çelësi për një integrim të suksesshëm në Evropë. Scholz theksoi rolin e Procesit të Berlinit si një platformë për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe dhe lavdëroi angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për paqen dhe bashkëpunimin. Kancelari ritheksoi se do të vazhdojë të qëndrojë personalisht përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t'i mbështesë ato në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Në përfundim udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy marrëveshje për një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për aksesin në mundësitë e studimit, e cila do të zgjerojë mobilitetin e studentëve.

 

Shqipëria 14 Tetor

Java nis pozitivisht për valutat e huaja!

  Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht pasi është blerë sot me 89.8 lekë dhe është shitur me 90.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat